Ballina Aktualitet “Më ke borxh 50 mijë euro, o mashtrues”/ Plas sherri në studio...

“Më ke borxh 50 mijë euro, o mashtrues”/ Plas sherri në studio mes bashkëshortit të Maya-s dhe avokatit të saj: Do t’i marrë pasurinë…

44
0

Ka agravuar debati mes avokatit të këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj, në proces divorci, Arben Shuaipi.

Të ftuar në emisionin “Shqipëria Live” për të ballafaquar versionet e historisë, avokati i këngëtares ka deklaruar se Shuaipi kërkon që t’i marrë pasurinë, të cilën e ka pasur këngëtarja para martese.

Një gjë e tillë është mohuar nga Shuaipi i cili ka deklaruar avokati Idajet Beqiri ka çështje personale me të, pasi ky i fundit i ka 50 mijë euro borxh, dhe se e ka denoncuar në polici.

Beqiri: Sherrin më të madh e ka për pasurinë, por ajo është treguar e mençur, se ajo është shtetas gjermane, dhe ai i mori mbiemrin asaj. Pasuritë ajo i ka marrë para martese, dhe i ka thënë se ne artistët kemi frikë që martesat i bëni për pasuri. Pra çfarë kam unë i kam unë dhe pas martese i kemi bashkë.

Shuaipi: O mashtrues, ti gënjen para fakteve je mashtrues

Beqiri:-Ka vajtur ky në shtëpi nuk ka vajtur Maja. Ka prerë pjesët e dhunës që ka ushtruar ndaj saj, por ato kanë lënë gjurmë. Video është shumë më e gjatë

Beqiri:-Është hequr pjesa kur ai e ka tërhequr prej krahu ku ajo thotë ndihmë ndihmë

Shuaipi:-Ka punëtorë që shtrojnë parketin, janë katër dëshmitar. Kur të duash i sjellim në gjyq, po ti po mashtron bashkë me atë

Beqiri:-A të ka nxjerrë përmbaruesi jashtë?

Beqiri:-E shikoni vetë nga përmbajtja e asaj video, është tmerrësisht i dhunshëm. Kur them është natyrë e dhunshme, e di ai për çfarë e kam fjalën se s’dua t’i them këtu… se ai tjetri u dënua 3 vite për dhunë

Shuaipi:-Ç’të duhet ty me familjen time? Të të vij turp

Beqiri:-Ai nuk duhet të dalë në media, duhet të qetësohet

Beqiri:-Kemi një gjyq të hapur, dhe ka një detyrim pa paguar 50 mijë euro ndaj meje si arkitekt. Po të kishte prova që e kam dhunuar unë do isha në burg