Konstantinos Floros ka goditur me grusht deputetin Vasilis Grammenos në seancën plenare të Kuvendit
Floros u arrestua nga policia dhe aktualisht përballet me akuzën për dhunë ndaj një deputeti. Konstantinos Tassoulas theksoi se një dhunë e tillë mund të çojë në 10 vjet burgim.
Sulmi i Floros bëri që Tassoulas të sugjeronte një ndalim 15-ditor nga aktivitetet parlamentare. Ndërkohë Grammenos u shtrua në spital.
Ish-deputeti i Spartiatis, Konstantinos Floros, tani një deputet i pavarur, goditi me grusht deputetin grek të Zgjidhjes gjatë një seance mëngjesin e së mërkurës në Parlament.
Pas debateve në seancë, Vassilis Grammenos e ofendoi dhe i tha deputetit të pavarur se ‘do të të çoj në burg me byzylykë” dhe Konstantinos Floro i është përgjigjur “ dil dhe më thuaj”.
Më pas të dy deputetët janë përballur, ku Konstantinos Floros ka kapur Vassilis Grammenos prej xhakete, duke e goditur me grusht dhe duke e hedhur ne toke.
Pas ngjarjes, deputeti Grammenos është dërguar në klinikën e Kuvendit ku i është dhënë ndihma e parë.
Pas këtij episodi, kryetari i Kuvendit, bëri të ditur se do t’i kërkonte rojeve të Kuvendit përjashtimin e Konstantinos Floros nga parlamenti për 15 ditë, dënimi maksimal i parashikuar nga rregullorja e Kuvendit.
Mësohet se në seancën plenare të Kuvendit u diskutua kërkesa për heqjen e imunitetit të Kyriakos Velopulos pas një padie të babait të deputetit Floros për llogari anonime në Twitter, që kishin fyer atë.
Raportohet se kur përfaqësuesi i Zgjidhjes greke, deklaroi se është pro heqjes së imunitetit edhe pse Velopoulos nuk ka lidhje me padinë, Floros u hodh dhe tha se kjo do të vendoset nga Gjykata, duke nxhehur debatin mes tyre.