Ballina Sport Roma merr 3 pikë të arta në ndeshjen që nisi para 11...

Roma merr 3 pikë të arta në ndeshjen që nisi para 11 ditësh

46
0

U luajtën mbrëmjen e sotme, 20 minutat e mbetura të duelit të shtyrë mes Udinezes dhe Romës, për shkak të problemit të futbollistit Ndika. Në momentin e ndërprerjes ndeshja ishte në shifra të barabarta 1-1.

Skuadra e De Rosit besoi deri në fund dhe shënoi një gol me shumë peshë në minutat shtesë për ta marrë tri pikë.

Goditja me kokë Kristantes mbylli me festën verdhekuqe ndeshjen e kampionatit, e cila filloi më 14 prill. Në minutën e 95-të goli i numrit 4 vulosi fitoren 1-2.

Roma me këtë fitore shkon në kuotën e 58 pikëve, katër më shumë se Atalanta, që gjithsesi ka edhe një ndeshje për të luajtur, atë përballë Fiorentinës. Gara për vendin e pestë mbetet e ethshme..