Ballina Politika Zbulohet kandidatja për zv. presidente të PL-së, garon përballë Erisa Xhixhos

Zbulohet kandidatja për zv. presidente të PL-së, garon përballë Erisa Xhixhos

92
0

Në Konventën e Partisë së Lirisë, e cila do të zhvillohet ditën e shtunë do të mbahet edhe gara për presidentin dhe zv.presidentin e kësaj force politike, teksa për këtë të fundit tashmë janë dy kandidatura.

Përballë deputetes Erisa Xhixho do të kandidojë edhe Myrvete Asqeri, e cila ka një orientim drejt profilit ekonomik me një eksperiencë prej 20 vitesh në sistemin financiar.

Në një deklaratë ditën e sotme ajo ka ftuar delegatët të suportojnë kandidaturën e saj për të sjellë eksperiencën dhe kontributin e saj në zbatimin e pesë prioriteteve me qëllimin e arritjes të 4 milion banorë.