Ballina Europë Arrestohet ministri i Bujqësisë, ja akuzat që rëndojnë mbi të

Arrestohet ministri i Bujqësisë, ja akuzat që rëndojnë mbi të

76
0

Sot, gjykata ukrainase urdhëroi ndalimin e ministrit të Bujqësisë së Ukrainës, Mykola Solsky, i cili akuzohet se është përfshirë në blerjen e paligjshme të tokës shtetërore me vlerë rreth shtatë milionë dollarë.

Gjykatësi vendosi kushtin e Solskit në 1.9 milionë dollarë, raporton Reuters.

Solski mohon akuzat, të cilat lidhen me blerjet nga viti 2017 deri në 2021, përpara se të bëhej ministër i bujqësisë në mars 2022. Solski dha dorëheqjen të enjten, por teknikisht mbetet në detyrë derisa parlamenti të shqyrtojë kërkesën e tij për dorëheqje.

Ai është ministri i parë ukrainas që dyshohet për korrupsion që kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyi erdhi në pushtet. Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit tha se akuza lidhej me një skemë për të fituar pronësinë e tokës shtetërore me vlerë 7.35 milionë dollarë.