Gazetari investigativ Artan Hoxha ishte i ftuar ditën e sotme në një emision televiziv ku ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit mes çiftit Meta-Kryemadhi.
Ai ka folur në lidhje me hetimet që SPAK po zhvillon për ta, teksa deklaroi se nga çasti në çast ata mund të arrestohen, pasi secila çështje ka ecur.
“SPAK ka bërë një reagim, ka deklaruar se ende nuk ka kërkesë për masë sigurie ndaj tyre. Kanë qenë 9 kallëzime ndaj tyre, 6 janë rrëzuar, 3 janë pranuar. Dy janë për Kryemadhin, çështja e lobimit dhe hetimi pasuror. Meta ka probleme me dosjen ‘CEZ-DIA”. Ky hetim ka nisur më 20 korrik 2019.
Secila nga çështjet ka ecur goxha. Nuk do habitesha nëse SPAK do paraqitej në Gjykatën e Posaçme për të kërkuar një masë sigurie. Meta e di këtë gjë dhe në daljet publike, ai i ka përmendur me emër dëshmitarët kyç që ka për çështjen ‘Cez-DIA’. Meta e di që SPAK-u e ka bërë tentativën për masën e sigurisë.”– tha Hoxha.
Duke analizuar sjelljet e ish-presidentit dhe sulmet e tij ndaj bahskëshortes, Hoxha tha se Meta po i bën këto për të tërhequr vëmendje. Ai madje shtoi se, Meta po kopjon liderin fashist Benito Mussolini.
“Të gjitha këto sjellje që po bën Meta, i ka bërë më parë Benito Mussolini. Shikojini fotot e vjetra të Mussolinit, janë identike. Ai ka dalë dhe me të mbathura në qytet. Pse e bënte? Donte të tregonte që Italia udhëhiqej nga një njeri i fortë fizikisht dhe mendërisht. Donte që njerëzit të flisnin për të. Meta po e bën të gjithë këtë gjë për të tërhequr vëmendje, prandaj ka futur dhe historinë me Kryemadhin, një intrigë dashurie duke e bërë si Big Brother. Shqiptarët vdesin për këtë. Në këto momente, ajo parulla e famshme mes tyre ‘qetësi dhe dashuri’, Meta vetëm qetësi nuk ka. Kryemadhi e ka, por Meta jo. Po as dashuri nuk ka, ai ka në muaj që ri në hotel. Ka gati 4 javë që rri në hotel. Po ashtu ka larguar gardistët.”– tha Meta.