Ballina Politika Bashkim me Qorin dhe Lapajn? Shabani paralajmëron koalicion të gjerë në 2025...

Bashkim me Qorin dhe Lapajn? Shabani paralajmëron koalicion të gjerë në 2025 me figurat e reja në politikë

95
0

Endri Shabani në ‘Studio Live’ komentoi krahasimin e Burimit se lufta Berisha -Rama i ngjan asaj të Putinit me Navalnyn, pasi kreu i Rithemelimit është në arrest shtëpie.

‘Nuk e besoj se SPAK është në dorë të Edi Ramës. Navalny nuk merr leje ndërtimi, nuk ka 17 kulla. Nëse në një vend pushteti ka kapur drejtësinë, nëse kryeministri të lë të bësh pallate atëherë nuk është ai që po të fut në burg. A do Berisha të vijë në pushtet? Patjetër që do. Puna është që nuk vjen kurrë. Thotë të paktën të rrijë në krye të opozitës dhe nuk i ka dalë keq. Edhe aty ku është tani. Asnjë votues nuk e ëndërron të ketë shtëpinë aty.

Këto indikatorë më bën të besoj që pavarësisht betejës janë bashkë. Frika nga SPAK, frika nga ndërkombëtarët, pra që ka një presion, interesi politik, synimin për t’i mbajt partitë në zap. Në disa pika si amnistia, lufta ndaj SPAK, janë bashkë. Votuesit na dëgjojnë’, tha Shabani.

Nga ana tjetër, Shabani shtoi se për zgjedhjet e vitit 2025 po përgatitet një koalicion i gjerë me figura të reja në politikë, ku nuk përjashtohet edhe bashkimi me Adriatik Lapajn dhe Arlind Qorin.

‘Sot debati politik, zgjedhja që votuesi do ketë në 2025 është do i mbajmë gjërat siç janë apo do ndryshojmë? Nëse zgjedhja është ndryshimi, do përpiqem të bind sa më shumë njerëz që ta shohin kështu. Na lind detyrimi të bëjmë alternativën e re politike dhe t’i japim qytetarëve shqiptarë një zgjedhje, mes atyre që kanë 34 vjet që i shohin apo të votojnë disa të rinj që nuk vijnë me kusure. Koalicion me forca të reja, me të rinj mund të bëhemi të gjithë bashkë. Të gjithë kush janë të rinj. Jo fraksione të partive të vjetra’, shtoi ai.