Ballina Politika Dokumentari i RAI 3 që nervozoi kryeministrin, Gjekmarkaj ironizon Ramën: Sikur telefonoi...

Dokumentari i RAI 3 që nervozoi kryeministrin, Gjekmarkaj ironizon Ramën: Sikur telefonoi drejtorin e kazanit, i bëri presion!

77
0

Nënkryetari i Rithemelimit, Agron Gjekmarkaj gjatë një interviste televizive është shprehur se ndërhyrja e kryeministrit Edi Rama duke kontaktuar drejtorin e RAI3, pas publikimit të dokumentarit për marrëveshjen e emigrantëve, e duke i bërë presion, ka shkaktuar indinjatë.

Me ironi, Gjekmarkaj shprehet se Rama ndërhyri a thua se po telefononte drejtorin e kazanit, e jo atë të RAI-t.

“Ngjarja tjetër që ka bërë bujë të madhe që tregon mendësinë, është kjo që ndodhi me RAI-n. Fuqia që kryeministri ndërhynë për ti bërë presion drejtorit të RAI-T duke shkaktuar reagime dhe indinjata. Deputetë personalitete që e kanë të shenjtë pavarësinë e institucioneve.

Ndërhyn sikur merr drejtorin e kazanit, jo të RAI3. Po hedh hije dyshime për tarifat, vlerat, fondet, analistët atje e kanë shqetësim të madh investimin e parave publike, Dritë hijet e një marrëveshjeje. Nga pikëpamja e saj Italia e kishte një zgjidhje në qytetin e ushtrisë që ka bosh pse duhet të vinte në Gjadër.”– tha Gjekmarkaj.