Lionel Messi bëri një parashikim ambicioz për mesfushorin e Manchester Cityt, Phil Foden në 2020-ën.
Foden ka qenë një nga më të mirët në Europë këtë sezon. 23-vjeçari ka shënuar 24 gola dhe ka dhënë 10 asiste për skuadrën e Pep Guardiolas gjatë sezonit 2023/24.
Dhe të enjten mbrëma, anglezi shënoi golin e tij të 15-të të sezonit në Premier League në atë që ishte një fitore bindëse 4-0 ndaj Brighton në “Amex Stadium”.
Si rezultat, Foden u bë lojtari i tretë që shënon 50 gola në kampionat nën drejtimin e Guardiolas 23 vjeç ose më i ri, pas Erling Haaland dhe Lionel Messi.
Messi është një admirues i madh i Fodenit. Në fakt, argjentinasi shpesh pyeste ish-shokun e skuadrës dhe mikun e ngushtë Sergio Aguero për Foden.
“Ai do të bëjë gjëra të jashtëzakonshme”, tha sulmuesi tani i Inter Miami për Foden. “Ai ka talent të madh.”
Foden ka marrë frymëzim nga Messi në vitet e shkuara, duke kopjuar një teknikë stërvitore nga një prej më të mëdhenjve të të gjitha kohërave për të përmirësuar lojën e tij.