Ballina Kronika SHKODER/ Sekuestrohen dy pako me çeqe të falsifikuara, bien në pranga dy...

SHKODER/ Sekuestrohen dy pako me çeqe të falsifikuara, bien në pranga dy shtetas

92
0

Dy shtetas italianë janë arrestuar në Shkodër, pasi akuzohen për falsifikim të letrave me vlerë.  Policia e Shkodrës në pikën kufitare Hani i Hotit u kalua për kontroll, automjeti me të cilin udhëtonin shtetasit italianë.

Pas kontrollit në bagazhin e automjetit janë gjetur 2 pako me çeqe të dyshuara të falsifikuara, me vlerë 2000 dollarë secili çek, vlera totale arrinte 1 milionë dollarë.

Çeqet e padeklaruara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin, 1700 euro, vulat dhe 2 celularë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia Kufitare, në bashkëpunim me DVP Shkodër, goditi një rast të falsifikimit të letrave me vlerë. Për këtë rast u arrestuan shtetasit italianë R. M., 44 vjeç dhe C. S., 49 vjeç.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Hani i Hotit, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është goditur një rast i falsifikimit të letrave me vlerë.

Në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti me të cilin udhëtonin shtetasit R. M. dhe C. S., në bagazhin e të cilit janë gjetur 2 pako me çeqe të dyshuara të falsifikuara, me vlerë 2000 dollarë secili (vlera totale 1 milion dollarë).

Çeqet e padeklaruara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin, 1700 euro, vulat dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.