Ballina Lifestyle Ende pa u divorcuar nga Elia Zaharia, Princ Leka nis bashkëjetesën me...

Ende pa u divorcuar nga Elia Zaharia, Princ Leka nis bashkëjetesën me partneren e re në një shtëpi me qira!

128
0

Princ Leka është ende në proces divorci me bashkëshorten e tij, por kjo nuk e ka ndaluar që të jetojë ditë të lumtura me të dashurën e re. Skandali mbretëror doli në sipërfaqe në fillim të marsit, ku edhe në media u shfaqën pamje nga përplasja fizike që ai dhe Elia Zaharia kishin.

Por teksa situata me Elian dhe familjarët e saj është e nderë, Princi ka gjetur një tjetër dashuri dhe gjërat mes tyre tashmë janë serioze. Prej disa javësh, ai dhe fotografia disa vite më e re kanë nisur edhe bashkëjetesën në shtëpinë ku aktualisht Leka po jeton. Duke qenë se Elia me vajzën e çiftit si dhe me familjarët e saj po qëndron në pronën e tij, Princi ka nisur një jetë të re me Blertën në një shtëpi me qira.

Madje, pas shumë muajsh që dyshja fshihej nga sytë e kureshtarëve, tashmë ata e kanë formalizuar lidhjen, duke qenë së bashku edhe në aktivitet që organizohen në nivele mbretërore. Princ Leka së fundmi ka marrë pjesë në një event bamirësie në Maltë, pas ftesës së Dukës së Rusisë, George Mikhailovich dhe bashkëshortes së tij, Princesha Victoria.

Mirëpo mesa duket, në këtë event Princi është shoqëruar nga e dashura e tij e re, fotografja Blerta Celibashi. Ndonëse në fotot e postuara nga eventi në rrjetet sociale 43-vjeçari nuk ka ndarë me ndjekësit asnjë imazh me të dashurën, ka qenë Blerta ajo që ka postuar një foto në Maltë. Mesa duket, ky është eventi parë që pas ndarjes nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia, Princ Leka është shfaqur i shoqëruar nga partnerja e tij e re. Ish-çifti mbretëror disa muaj më parë i dhanë fund martesë së tyre disavjeçare, nga e cila kanë edhe një vajzë, Geraldina, për shkak të tradhtisë së Princit me partneren e tij aktuale.

Një muaj më parë, Princ Leka hodhi në gjyq ishbashkëshorten me të cilën ka një vajzë, Geraldinën dhe ish-vjehrrin. Gjithashtu, baba e bijë paditën për dhunë 43-vjeçarin. Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhër mbrojtje për Princ Lekën dhe ishbashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci. Në seancë ishte e pranishme Elia Zaharia dhe babai i saj, ndërsa Princ Leka u përfaqësua nga avokatit të tij. Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëritjetri. Ndërkohë, Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”. Në gjithë ngjarjen e rëndë, Gjergj Zaharia dhe e bija pretendojnë se janë vetëmbrojtur. “Jam i moshuar dhe nuk e kam goditur unë i pari. Ishte Leka, ai që më sulmoi dhe më goditi i pari. Unë jam vetëmbrojtur”, – ka dëshmuar Gjergj Zaharia.

“Erdhi i agresuar dhe u bë i dhunshëm. Më ka kapur prej duarsh, më ka shtyrë dhe ka tentuar që të më godasë. Ne jemi vetëmbrojtur”, – ka dëshmuar Elia Zaharia. Në dëshminë e tij, Princ Leka ka deklaruar se: “Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën ‘Murat Toptani’, rezidenca familjes mbretërore nr. 6, Tiranë për të takuar vajzën time të moshës 3-vjeçare, pasi me ish-bashkëshorten shtetasen Elia Zogu jemi në proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me shefin e administratës së Oborrit, shtetasin Syl Mulosmanaj, të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen.

Më pas unë i kam kërkuar Syles që të më shoqëronte deri te vajza ime për ta takuar, për të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ish-bashkëshorten. Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylën dhe kam gjetur vajzën time të vogël, Geraldina Zogu, e moshës 3 vjeç, e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj, babit të-ish bashkëshortes, shtetasit Gjergj Zaharia. Në këtë moment unë kam përqafuar vajzën time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke me thënë: ‘Ti duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua’. Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke iu drejtuar Gjergjit që të mos më ofendojë e kërcënojë, sidomos në prani të vajzës dhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën. Në këto momente situata ka agravuar. Shtetasi Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma te këmbët. Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës, por Gjergji ka vazhduar duke më goditur edhe më ka grisur xhupin, si edhe ka marrë një send të fortë (statujë druri) me të cilin më ka goditur”.

Prej muajsh, ish-çifti mbretëror ka qenë kryefjalë e mediave të shtypit rozë. Shkak është bërë ndarja e bujshme e tij pas 15 vitesh. Që pas lajmit, Leka ka preferuar që të qëndrojë disi më i tërhequr nga mediat, duke shijuar në qetësi dhe historinë e tij të dashurisë me Blertën, fotografen disa vite më të re. Princ Leka dhe Elia Zaharia konfirmuan ndarjen e tyre muaj më parë, teksa treguan se kanë nisur ligjërisht procedurat e divorcit për t’i dhënë fund martesës së tyre shumëvjeçare, nga e cila ka ardhur në jetë edhe një vajzë, Princesha Geraldina.

Çifti përfliteshin prej shumë kohësh për një ndarje, ndërsa Princ Leka kishte nisur edhe një marrëdhënie të re me fotografen e tyre, Blerta Celibashi. Dyshja janë parë së bashku në aeroport ku udhëtuan jashtë vendit për të kaluar së bashku festat e fundvitit, megjithatë asnjëri nuk kishte reaguar publikisht për lidhjen e tyre.

I pari që konfirmoi ndarjen ishte Princ Leka më 15 janar, ndërsa pak pas tij reagoi edhe aktorja Elia Zaharia, ndërsa nuk treguan arsyen pse marrëdhënia e çiftit shkoi drejt fundit. Si arsye për divorcin është aluduar marrëdhënia e re e Princit me fotografen Blerta Celibashi. Ndërkohë që persona pranë Lekës janë përpjekur që ta mohojnë një fakt të tillë. Erion Teli, ish-shefi për Marrëdhëniet me Publikun në Oborrin Mbretëror foli në një intervistë për “Canapé” rreth divorcit të bujshëm.

Teli ritheksoi që raporti ka nisur një muaj e gjysmë më parë, ndërsa martesa ka marrë fund para një viti e gjysmë. Ai ndau opinionin e tij personal për arsyen e divorcit mes çiftit dhe tha se karriera e Elia Zaharias mund të ketë qenë një shkak i mundshëm.

“Unë besoj, ky është opinioni im personal, nuk mund të them gjë zyrtare, është opinioni im personal që karriera e zonjës Zaharia ka qenë një moment që ka sjellë mungesën e saj në detyrat që ka pasur si ishPrincesha shqiptare. Karriera e saj si aktore dhe të gjithë kemi qenë pranë oborrit mbretëror kemi shpresuar që të kemi një Grace tjetër, një princeshë Grace që ka qenë e Monakos, pati një ‘boom’ në karrierën e saj artistike, ajo vendosi që të mbante rolin që tashmë kishte si Princesha e Monakos. Zonja Elia Zaharia për një moment, mund të ketë shumë arsye, duke e njohur personalisht është shpirt i lirë, nuk mund ta akuzoj për asgjë”.