Ballina Lifestyle Shakira lë pas vitet katastrofike- Sekretet e jetës së re në Miami

Shakira lë pas vitet katastrofike- Sekretet e jetës së re në Miami

61
0

Ajo nuk është një nënë e zakonshme në Miami.

Kur Shakira shikon djemtë e saj duke luajtur basketboll në një qendër komunitare, ajo vesh streçe dhe T-shirt – por del me një Lamborghini të personalizuar.

Mirë se vini në jetën e re të Shakira-s në Florida, ku ajo ka lënë pas saj vite katastrofike të tradhtisë, evazionit fiskal dhe një mungese në muzikës, për të nisur një rikthim mahnitës si “Mbretëresha e Muzikës Latine.”

47-vjeçarja u transferua në Miami me djemtë e saj, Milan dhe Sasha në prill të vitit 2023, për të ndërtuar një jetë të re si nënë beqare, pasi babai i tyre Gerard Piqué e tradhtoi me një modele më shumë se 20 vjet më të vogël nga ajo. Ajo la pas jetën me Piqué në Barcelonë, ku u përball edhe me akuza për evazion fiskal, e vendosur për të hyrë në një epokë të re.

Dhe duket se po shpërblehet.

Fundjavën e kaluar ajo bëri një paraqitje surprizë në “Coachella” duke qëndruar përpara një tabele që thoshte “Turne botëror”, më pas njoftoi një turne me 14 data në vjeshtë për albumin e saj të r, “Las Mujeres Ya No Lloran” – që përkthehet në “Gratë nuk qajnë më” dhe përmban 16 këngë, disa prej të cilave duket se janë diss për ish-in e saj.

Albumi është albumi i saj i parë në shtatë vjet dhe i çon dëgjuesit në një udhëtim muzikor, pas ndarjes së saj të bujshme në 2022 me Piqué – i cili e tradhtoi me modelen Clara Chía Marti. Shakira supozohet se mësoi për lidhjen nga një kavanoz reçeli në frigoriferin e saj, dhe 25 vjeçarja tashmë është zyrtarisht partnerja e 37-vjeçarit Piqué.

Por në Miami, ajo ka gjetur zërin e saj të ri, me albumin e saj të ri tashmë në vendin e parë në klasifikimim “Top Latine” të Billboard, duke e bërë atë gruan e parë me albumet numër 1 përgjatë katër dekadave.

Dhe ajo ka qenë në një fushatë marketingu të gjatë, duke përfshirë një koncert pop-up në Times Square, i cili tërhoqi mbi 40,000 fansa, paraqitjet në “The Tonight Show with Jimmy Fallon” dhe në podkastin e producentit legjendar muzikor Nile Rodgers, “Deep Hidden Meaning Radio.

Miqtë ia atribuojnë suksesin e saj jetës së saj të vendosur në Miami, ku banojnë edhe prindërit e saj William Mebarak Chadid, 92 vjeç dhe Nidia del Carmen Ripoll Torrado, 81 vjeç.

Këngëtarja shihet shpesh duke qarkulluar nëpër qytet me Lamborghini Urus të saj ngjyrë vjollcë mat – SUV-i më i shpejtë në botë.

Së bashku me dy djemtë e saj, Milanin, 11 vjeç dhe Sasha, 9 vjeç, ajo jeton në një rezidencë prej 20 milionë dollarësh. Të vegjlit shkojnë në shkollën “Miami Country”, me vlerë 46,000 dollarë në vit, si dhe janë aktivizuar në qendra sportive.