Manchester United zhgënjen tifozët, teksa sot barazoi 1-1 me Burnley. “Djajtë e kuq” ushtruan presion në pjesën e parë, por nuk mundën dot të gjejnë golin, pasi Aro Muric ishte i pakalueshëm.
Në minutën e 79-të, ekipi i Ten Hag përfitoi në maksimum nga një gabim i kundërshtarit, me Antonyn që nuk fali para porte. Mysafirët fituan penallti me VAR, 11-metërsh i përkthyer në gol nga Amdouni.
United renditet në vendin e gjashtë me 54 pikë. Burnley renditet në vendin e parafundit, me 24 pikë. Premier League ka në program edhe dy ndeshje të tjera për sot. Në barazimin 1-1 të Fulham ndaj Palace, broja luajti 5 minutat e fundit.