Ballina Politika Investigimi i “Rai 3”/ Meloni i del në mbrojtje Edi Ramës: U...

Investigimi i “Rai 3”/ Meloni i del në mbrojtje Edi Ramës: U linçua se ndihmoi Italinë

34
0

Kryeministria Italiane Giorgia Meloni ka mbrojtur hapur kreun e qeverisë Shqiptare, Edi Rama pas investigimit të publikuar në emisionin “Report” në Rai 3.

Meloni është shprehur se Rama u liçua pasi ndihmoi Italinë me marrëveshjen e arritur për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Dua t’i shpreh solidaritet Edi Ramës, i cili u liçua vetëm se ndihmoi kombin tonë”- tha Meloni në Pescara gjatë konventës në të cilën shpalli kandidaturën e saj në zgjedhjet europiane të 8 dhe 9 qershorit.

Në investigimin e “Rai 3”, u publikuan dokumente dhe informacione që sipas tyre,  eksponentë të rëndësishëm të qeverisë “Rama” janë të lidhur me botën e krimit dhe të korrupsionit.