Një 29-vjeçare është arrestuar nga policia në Vlorë.
Për 29-vjeçaren, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.
Arrestimi i saj u krye nga seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare.