Ballina Kulturë Drama “Para perëndimit” – Alfred Trebicka: Mbi pushtetin, dashurinë e lirinë e...

Drama “Para perëndimit” – Alfred Trebicka: Mbi pushtetin, dashurinë e lirinë e qenies njerëzore

67
0

Drama e nobelistit gjerman Gerhart Hauptman prej javësh ne Teatrin Metropol, sjell një baba përballë të bijve dhe pushtetit financiar e moral dhe një tragjedi mbi lirinë e qenies. Aktori Alfred Trebicka që interpreton personazh kyç të veprës rrëfen detaje nga puna me rolin.

Drama “Para perëndimit” ka në qendër mungesën e lirisë me të cilën individi përballet për shkak të normave shoqërore dhe interesave financiare. Cili është kufiri mes lirisë e detyrimeve dhe ku kujdesi i tepërt bëhet lak?

Një baba përballë të bijve dhe individi para pushteteve. Personazhi kryesor, Matias Klasuen vjen i interpretuar nga Alfred Trebicka që përmes një loje të jashtëzakonshme, i jep jetë gjithë përjetimeve tragjike, me një plastikë që nuk lë vend për mëdyshje.

“Autori shfrytëzon konfliktin e një historie dashurie mes një burri në moshë dhe një vajze të re për të shpalosur idetë e tij. Është një shfaqje mbi lirinë e qenies”, thotë Trebicka.

23 artistë në skenë, krijojnë një ansambël karakteresh e personazhesh që plotësojnë një panoramë të shoqërisë njerëzore, me të gjitha ekstremet dhe luhatjet, përfshirë të pavendosurit qëndrimi i të cilëve ka po aq rol. A kemi të drejtë të vendosim për veten, apo dëshira jonë për liri mund të kërcënohet së pari nga familja?

“Ka dy mënyra se si mund t’i japësh jetë një roli, duke e jetuar atë ose duke e përjetuar atë. Njëra prej tyre ka efekte të jashtëzakonshëm ndaj duhet të dish zgjedhësh”, thotë Trebicka.

Shfaqja me regji të Andia Xhungës, prej një muaji vihet çdo fundjave në teatrin Metropol duk bashkuar emra të njohur e të rinj të skenës në një dramë familjare, përballë së cilës kisha, shkenca dhe shoqëria kanë rolin e tyre.