Ballina Politika Hetimi parlamentar i ‘TIMS’, zbardhet përgjigja e Policisë së Shtetit drejtuar Komisionit

Hetimi parlamentar i ‘TIMS’, zbardhet përgjigja e Policisë së Shtetit drejtuar Komisionit

86
0

Në përgjigje të Policisë së Shtetit thuhet se janë konstatuar një sërë shkeljesh që bëjnë përgjegjës drejtuesin e departamentit të teknologjisë dhe informacionit.

‘Nga grupi i  punës është konstatuar se duke filluar nga orët e pasdites të datës 2.08.2023 dhe deri në orët e para të mëngjesit në godinën e departamentit të teknologjisë së informacionit janë parë lëvizje të shpeshta të Ervin Muçës, një pjesë e punonjësve të stafit dhe personave të tjerë jashtë kësaj strukture.

Janë konstatuar një sërë shkeljesh që bëjnë përgjegjës drejtuesin e departamentit të teknologjisë dhe informacionit.

1. Shkelja e procedurave standarde për hyrjen godinën  në Policinë e Shtetit

2. Mos njoftimi I eprorëve për hyrjen e personave të paautorizuar duke u ekspozuar atyre detaje apo infrastrukturën e rrjetit të brendshëm të policisë së shtetit që përbën shkelje.

3.Përdorimi i kodit Check in të punonjëses pa dijeninë e saj për të hyrë në ambientet e godinës në pa ndonjë arsye bindëse me persona të tjerët të paautorizuar dhe në orët e vona të natës

4. Mosrealizimin e detyrimeve nga Ervin Muça për përmirësimin e akteve sipas strukturës së re dhe afateve të caktuara në programin e punës.’- thuhet në përgjigje të policisë së Shtetit.