Ballina Kosovë Kurti bisedë tefelonike me kancelarin Scholz, ja çfarë i kërkoi

Kurti bisedë tefelonike me kancelarin Scholz, ja çfarë i kërkoi

27
0

Kryeministri Kurti përmes një postimi në platformën X ka bërë me dije që ka pasur një telefonatë me kancelarin Scholz.

Ai tha se ka mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Kurti gjithashtu kërkoi nga ai mbështetje për anëtarësim në KiE.

“Në një bisedë me Kancelarin Scholz, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën që Gjermania do të mbështesë kandidaturën tonë në Këshillin e Evropës në përputhje me rekomandimet e PACE. Po ashtu, rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti.