Ballina Lifestyle “Nuk kam përjetuar adoleshencë”/ Xhesika: Kam mbajtur familjen që 16 vjeç

“Nuk kam përjetuar adoleshencë”/ Xhesika: Kam mbajtur familjen që 16 vjeç

64
0

Xhesika Polo ka ndarë një pjesë të saj me fermerët në ‘Ferma VIP’. Gjatë një bisedë me fermerë të tjerë në verandë, ajo rrëfeu detaje nga jeta e saj. Xhesika theksoi se nuk e ka përjetuar adoleshencën si të tjerët, për shkak të rrethanave të vështira.

Këngëtarja theksoi se ka nisur të punojë që 16 vjeç për të mbajtur familjen.

“Do t’ua them unë pse nuk kam përjetuar adoleshencë? Sepse unë që 16 vjeç kam mbajtur familjen, sepse kështu erdhi jeta…“- u shpreh Xhesika.

Kujtojmë se para disa vitesh, Xhesika humbi të ëmën, për shkak të betejës me kancerin.