Ballina Lifestyle Salma Hayek uron Penelope Cruz në ditëlindjen e saj të 50-të: Ti...

Salma Hayek uron Penelope Cruz në ditëlindjen e saj të 50-të: Ti je një grua e mrekullueshme

39
0

Salma Hayek uroi ditëlindjen e 50-të të shoqes së saj Penelope Cruz. Aktorja 57-vjeçare ka postuar disa foto speciale me Cruise në Instagram të dielën e 28 prillit.

“Gëzuar ditëlindjen Penelope. Falënderoj Zotin që dërgoi një engjëll në Tokë vite më parë”, shkroi Hayek.

Dhe ajo vazhdoi: “Të gjithë ne, rrugët e të cilëve kryqëzoheshin me të, e dimë se ajo na e bëri jetën të çmendur, emocionuese, kuptimplote, frymëzuese dhe na mësoi kuptimin e solidaritetit dhe përkushtimit me kaq shumë dashuri.”

Aktorja e “House of Gucci” vazhdoi të lavdërojë shoqen e saj: “Faleminderit Penelope, për engjëjt që ke sjellë në botë si nënë. Ti je një grua e mrekullueshme çdo vit më shumë”.

Hayek ka postuar disa foto nga e kaluara me shoqen e saj të mirë, në të cilat kanë pozuar së bashku në tapetin e kuq, si dhe foto të ndryshme që kanë bërë me miqtë.

Cruise dhe Hayek kanë luajtur në një film së bashku, “Bandidas” të vitit 2006, por aktoret kanë qenë mikesha të ngushtë që kur Cruise erdhi në Los Anxhelos për të xhiruar filmin e saj të parë në SHBA.