Ardian Isufi, 36-vjeçari i cili u arrestua për vjedhjen e një automjeti, menjëherë pas lirimit nga amnistia, u njoh këtë të hënë me masën e sigurisë nga gjykata e Korçës.
Gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, duke e rikthyer sërish në qeli të riun.
Ka qënë prokuroria e Korçës ajo e cila ka kërkuar këtë masë për Isufin, masë e cila u pranua dhe nga ana e gjykatës.
Kujtojmë se Isufi u lirua më datë 24 prill duke përfituar nga amnistia penale, ndërkohë që vetëm disa orë më pas vodhi një automjet tip Ford në Korçë, për të rënë sërish në pranga.