Ballina Politika “Zoti kur krijoi Shqipërinë ishte e diel dhe e kishte pushim”, kryeministri...

“Zoti kur krijoi Shqipërinë ishte e diel dhe e kishte pushim”, kryeministri Rama ironi dhe sarkazëm me shqiptarët: Kur Zoti bëri ju, ishte i stresuar

158
0

Kryeministri Edi Rama nga konferenca për sigurinë e turizmit nuk ka shmangur as batutat. Kreu i qeverisë u shpreh se kur Zoti krijoi Shqipërinë e kishte pushim dhe ishte ditë e diel.

“Ne jemi vend i vogël, por kemi një bekim shumë të madh. Zoti kur bëri Shqipërinë e bëri ditën e diel kur ishte pushim. në 28 mijë km2 a futur çdo gjë, dy dete, 9 lumenj, male, lugina fantastike, pasuri nëntokësore, çdo gjë që mundshme dhe të imagjinueshme për ta patur në një distancë shumë të shkurtër, zoti e ka futur në hartën e Shqipërisë.

Dhe nga ai moment stresi shqiptarët dolë aq sa të jashtëzakohshëm kur janë vetëm dhe kur janë përballë një sfide ku nuk kanë kujt t’i drejtohen tjetër veç forcave të veta si individë, hidhi ku të duash, aq edhe të jashtëzakonshëm pastaj për t’u ngrënë me njëri-tjetrin“, u shpreh Rama.