Ballina Politika Agron Duka: Çfarë duhet të ndodhë më, që një ministre të japë...

Agron Duka: Çfarë duhet të ndodhë më, që një ministre të japë dorëheqjen?

45
0
Kreu i PAA, Agron Duka përmes një reagimi në rrjetet sociale ka komentuar ngjarjen e ndodhur mes bashkëshortit të ministres Ibrahimaj dhe një zyrtari publik. Duka shkruan se ministrja duhet të dorëhiqet pasi ministrat nuk janë vetëm teknicentë në krye të institucionit, por janë edhe modeli i sjelljes në raport me publikun dhe ligjin.
“Incidenti me bashkëshortin e një ministreje, zonjës Delina Ibrahimaj, është padyshim një ngjarje që meriton vëmendje. Kjo për dy arsye: E para, për sulmin fizik ndaj një qytetari, ndaj një zyrtari publik, i cili për shumkënd mund të jetë një plagosje e lehtë, por për të është padyshim një sulm i frikshëm dhe i rrezikshëm. Por, mbi të gjitha ka të bëjë me moralin e një një punonjëseje të nivelit të lartë.
Burri i ministres dhunon dhe sulmon me mjet prerës ish-vartësin e saj, për të ndikuar në një emërim!
Kaq mjafton që ministrja të largohet nga detyra. Postet publike nuk janë poste familjare ku ministrinë e drejtojnë bashkërisht ministrja dhe burri i saj. Praktika është në fakt e përhapur, pasi në ministritë ku drejtojnë gratë, burrat shndërrohen në menaxherë të institucionit për llogari të bizneseve të tyre.
Përgjegjësia publike e zyrtarëve është po aq e madhe dhe e rëndësishme sa edhe përgjegjësia ligjore. Ndaj një ministre nuk mund të vazhdojë të drejtojë një institucoin, pas një incidenti të tillë. Ministrat nuk janë vetëm teknicentë në krye të institucionit, por janë edhe modeli i sjelljes në raport me publikun dhe ligjin.” shkruan Duka.