Ballina Lifestyle Çfarë i ndodhi? Kiara Tito shkon me urgjencë në spital, Luiz Ejlli...

Çfarë i ndodhi? Kiara Tito shkon me urgjencë në spital, Luiz Ejlli zbulon si është gjendja shëndetësore e moderatores dhe foshnjës

137
0

Moderatorja Kiara Tito ka shkuar mbrëmjen e djeshme me urgjencë në spital për shkak se nuk është ndjerë mirë. Prezantuesja ka ndarë vetë lajmin me ndjekësit së bashku me partnerin e saj, Luiz Ejlli.

Kiara Tito, e cila është në muajin e fundit të shtatzënisë, ka shfaqur shqetësime dhe për shkak të frikës për foshnjën e tyre, çifti kanë shkuar me urgjencë në spital.

Luiz Ejlli ka ndarë me ndjekësit e tij një video në Instagram, ku ka treguar se Kiara e foshnja janë shumë mirë dhe ishte vetëm një gjendje viroze.