Arrestohen dy persona dhe procedohen dy të tjerë në Durrës për vepra të ndryshme penale. Mësohet se arrestimet në flagrancë kanë ardhur si pasojë e kryerjes së veprave penale si dhuna ndaj bashkëshortes dhe drejtimi i automjetit në gjendje të dehur.
Dy persona janë proceduar penalisht për veprat penale dhuna për motive të dobëta dhe marrja e një shume parash nëpërmjet mashtrimit. Me rastet do të merret Prokuroria Durrës.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Komisariati i Policisë Kavajë
– U arrestua në flagrancë shtetasi I. Zh., 62 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Komisariati i Policisë Durrës
– U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi për motive të dobëta, ka gjuajtur me shuplakë shtetasin Xh. H., 24 vjeç, banues në Durrës.
Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare
– U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin A. T., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi iu ka marrë një shumë parash, shtetasve J. K., 55 vjeç, banues në Durrës dhe N. Sh., 62 vjeç, banues në Shkodër, duke i mashtruar se do t’iu jepte një apartment.
Sektori i Policisë Rrugore
– U arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. S., 28 vjeç, banues në Durrës, duke shkaktuar dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.