Ballina Kronika “La 15 mijë euro në bixhoz, u kthye me armë”, si shqiptari...

“La 15 mijë euro në bixhoz, u kthye me armë”, si shqiptari ekzekutoi pronarin serb të lokalit në Gjermani

73
0

Gazeta gjermane Bild, ka zbuluar detaje nga vrasja e 32-vjeçarit serb Aleksandër Stefanoviç, i cili u ekzekutua në Duseldorf të Gjermanisë nga një 52-vjeçar me origjinë nga Kosova.

Autori Rrustem Llapi, është lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg” sipas një vendimi të gjykatës gjermane.

Sipas medias gjermane, dyshimet e para janë që konflikti ka ndodhur si pasojë e një borxhi prej 15 mijë eurosh.

Llapi dyshohet se ka humbur një shumë prej 15 mijë eurosh në bixhoz dhe është rikthyer në restorantin e 32-vjeçarit serb i armatosur.

“A ka vdekur reperi gangster dhe pronari i lokalit Aleksandar M. për 15 mijë euro? Ai u qëllua katër herë të dielën mbrëma nga vrasësi i dyshuar me tuta të kuqe në Dyseldorf”, shkruan tabloidi gjerman.

Sipas dëshmive, në ambientet e jashtme të lokalit ka pasur një përplasje mes 52-vjeçarit shqiptar dhe pronarit serb.

Më pas debati ka vazhduar në një konfrontim me armë, ku shqiptari e ka qëlluar disa herë duke e lënë të vdekur në vend.