Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion, i thirrur nga Prokurori i SPAK Dritan Prençi, lidhur me hetimet për inceneratorin e Tiranës.
Ndërkohë që në një postim në ‘Story’, Veliaj ka thumbuar kundërshtarët politik, madje dhe analistët, të cilët kanë folur një ditë më parë në media për thirrjen e tij në SPAK.
Por, sot në mëngjes Veliaj, u është përgjigjur atyre me një story në WhatsApp, duke cituar një nga shprehjet e famshme të Presidentit Amerikan, Frenklin D. Ruzvelt.
“Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë”, ka shkruajtur Veliaj, i cili pasi është ka shkuar në SPAK, do të jetë prezent në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës ku do t’i jepet titulli “Qytetar Nderi” Ali Ahmetit dhe një rrugë në Tiranë do të marrë emrin e Remzi Hoxhës, biznesmeni që u zhduk nga SHIK-u i Sali Berishës në vitin 1995.