Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në një takim zëvendëspresidentin e MCC- një agjenci e qeverisë amerikane.
Në këtë takim Osmani ka sjellë në vëmendje grantin prej mbi 200 milionë euro në sektorin energjetik.
“Granti prej mbi 200 milionë euro nga agjencia MCC e Qeverisë Amerikane do ta transformojë thellësisht sektorin tonë të energjisë. Sot, në prag të fillimit zyrtar të Programit Kompakt, mirëprita z. Cameron Alford, zëvendëspresident i MCC”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Gjithashtu presidentja e Kosovës, e ka vlerësuar si investimin më të madh të qeverisë amerikane në fushën e energjisë. Programi Kompakt shtoi Osmani, është dëshmi e fuqisë së partneritetit Kosovë-SHBA.