Një vdekje ka ndodhur në njëren nga furrat më të njohura në qytetin e Mitrovicës.
Një 35 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e punës së saj ndërsa rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Inicialet e 35 vjeçares janë V.D dhe i përkiste nacionalitetit shqiptar ndërsa punonte në Lagjen e Boshnjakëve në Veri të Mitrovicës.
Vdekja sipas Policisë së Kosovës dyshohet të ketë qenë natyrale por hetimet do të vazhdojnë.