Dy shoferë kamionësh janë zënë për radhën në skaner dhe njëri prej tyre ka plagosur me thikë tjetrin.
Raportohet se dy drejtues kampionësh u konfliktuan për radhën në skaner dhe njëri prej tyre, Artur Arapaj qëlloi me thikë në bark drejtuesin tjetër, Julian Todhe.
I dëmtuari po transportohet drejt spitalit të Korçës, ndërsa autori u shoqërua në komisariat. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi:
Kapshticë/Informacion paraprak
Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, shoqërohet në Polici, autori i dyshuar i ngjarjes.
Sot rreth orës 15:15, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë një konflikti të çastit shtetasi A. A., 51 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin J. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës. Nga të dhënat paraprake, rezulton se shtetasit janë konfliktuar për radhën e procesit të skanimit, të mjeteve që drejtonin.
Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.