Ballina Bota Helmohen dasmorët, 80 prej tyre përfundojnë në spital

Helmohen dasmorët, 80 prej tyre përfundojnë në spital

53
0

Disa mysafirët të ftuar në një dasmë në Meksikë filluan të kenë simptoma të ndryshme dhe pasoja të tjera, ku 80 prej tyre u dërguan në spital për trajtim. Aranza Rodriguez ishte pjesë e ceremonisë martesore të shtunën mbrëmë në qytetin Cuernavava të Meksikës, por u shtrua në spital si pasojë e helmimit me ushqim.

Gjithashtu Rodriguez tha për mediat meksikane se ishte e ftuar e dhëndrit, Fernando, dasma e të cilit filloi në orën 4 të pasdites dhe ku në orën 6 iu servua ushqimi mysafirëve. Ajo kujton momentin kur kishte arritur në ora 8 në dasmë, dhe kishte vërejtur se shumica e mysafirëve ndiheshin të sëmurë dhe kishin kokëdhembje, dhimbje barku, të vjella dhe diarre.

Por pavarësisht skenave që i pa, Rodriguez nuk hezitoi të porosit ushqimin që e shijoi rreth orës 22:00, kur edhe filluan të arrijnë në vendin e ngjarjes autoambulancat e para. Ndërsa ajo nuk është e sigurt se cili nga vaktet e bëri atë të sëmurë.