Ballina Kronika I shpallur në kërkim prej dy muajsh pasi i vuri eksploziv një...

I shpallur në kërkim prej dy muajsh pasi i vuri eksploziv një zyre noteriale në kryeqytet, vihet në pranga 30-vjeçari

67
0

Pas dy muajsh i shpallur në kërkim është vënë në pranga ditën e sotme 30-vjeçari, Paulin (Pavlin) Kola. I arrestuari u vendos në pranga në Shkodër për vendosjen e eksplozivit te zyra noteriale e Esmeralda Dautit në Tiranë. Lënda plasëse ishte vendosur në zyrën noteriale në rrugën “Perlat Rexhepi” ku u dëmtua fasada e objektit.

Njoftimi i policisë:

U ndalua shtetasi P. (P.) K., 30 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”. Në rrugën “Perlat Rexhepi”, në Tiranë, shpërtheu një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasoje u dëmtua fasada e një zyre noteriale në pronësi të noteres Esmeralda Dautit.

Shpërthimi me lëndë plasëse u regjistrua në orët e para të mëngjesit të 30 janarit në një zyrë noterie në zonë e ish-Bllokut në kryqytet. Zyra ishte në pronësi të noteres Esmeralda Dauti ndërsa lënda plasëse ishte vendosur në derën e objektit. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, ku fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar Real Zefi dhe Korrado Katana. Korrado Katana u shpreh në gjyq se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Përveç Katanas dhe Zefit, në pranga ka përfunduar edhe shtetasi Eno Flamuraj, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë.