Ballina Aktualitet Kalimi pa kontrolle në kufi, nis sot zbatimi i marrëveshjes ndërqeveritare Shqipëri-Kosovë

Kalimi pa kontrolle në kufi, nis sot zbatimi i marrëveshjes ndërqeveritare Shqipëri-Kosovë

38
0

Prej të mërkurës së 1 majit ka hyrë ne fuqi zbatimi i marrëveshjes ndërqeveritare për kalimin pa kontrolle në kufi.

Sipas marrëveshjes të gjitha automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës nuk i nënshtrohen procedurave të kontrollit për një periudhe nëntë mujore, nga katër muaj që ishte dy vitet e fundit.

Udhëtarët thonë se marrëveshja lehtëson kalimet në kufi dhe shmang ndalesat e panevojshme. Këtë fillim maji një pjesë e qytetarëve nga Kosova kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt qyteteve bregdetare të Shqipërisë.

Pavarësish kalimit pa kontrolle, në kufi ditën e parë të majit nuk pati fluks qytetarësh. Sipas policisë kufitare, në orët e para të së mërkurës hynë rreth 4 mijë persona me afro 1 mijë e 300 mjete.