Ballina Politika Miratohet Kryesia e re e Partisë së Lirisë, largohet Kryemadhi! Zgjidhen dy...

Miratohet Kryesia e re e Partisë së Lirisë, largohet Kryemadhi! Zgjidhen dy të besuarit e saj, Braimllari dhe Elona Guri (EMRAT)

106
0

Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi ka publikuar rezultatet e votimit në Komitetin Drejtues për Kryesinë e re Politike të Partisë së Lirisë. Kryesia e re e Partisë së Lirisë përbëhet nga 45 anëtarë, ndërsa pas ndryshimeve në Konventë është larguar Monika Kryemadhi.

Por ajo çfarë vihet re nga lista është se në Kryesinë e PL janë zgjedhur edhe dy të besuarit e Kryemadhit, Endrit Braimllari dhe Elona Guri, për të cilët Meta ka hedhur jo pak akuza si tradhtarë.

Kryesia e plotë politike, përfshin po ashtu Presidentin Ilir Meta, zv.presidenten Erisa Xhixho, Kryetarin e Komitetit Drejtues Kombëtar, Edmond Haxhinasto, Sekretarin e Përgjithshëm Tedi Blushi, Zëvendës Sekretarët e Përgjithshëm (Brunilda Haxhiu, Anxhela Shenaj, Bedri Merhori), Kryetarin e Lëvizjes Rinore për Integrim Kristian Kina dhe Kryetaren e Lëvizjes së Gruas për Integrim Esmeralda Demiraj, që janë të zgjedhur dhe që sipas Statutit janë automatikisht pjesë e saj për shkak të funksionit që kanë.

1. Agim Nesho – 185 vota

2. Edmond Panariti – 180 vota

3. Petraq Milo – 177 vota

4. Lefter Maliqi – 175 vota

5. Petrit Vasili – 171 vota

6. Eriona Bixha – 170 vota

7. Erisilda Hoxha – 167 vota

8. Brunilda Paskali – 165 vota

9. Ismeralda Seidolli – 163 vota

10. Brunilda Salaj – 163 vota

11. Anisa Ibraj – 162 vota

12. Miranda Rira – 160 vota

13. Ana Gjidiaj – 157 vota

14. Genc Gjokutaj – 156 vota

15. Endrit Braimllari – 156 vota

16. Ines Shehu – 156 vota

17. Petrit Sinaj – 154 vota

18. Kejdi Mehmetaj – 152 vota

19. Myrvete Asqeri – 150 vota

20. Kontjana Kuçi – 150 vota

21. Ana Azizaj – 149 vota

22. Floida Kërpaçi – 149 vota

23. Viktor Tushaj – 148 vota

24. Rexhep Ballmi – 147 vota

25. Nora Malaj – 146 vota

26. Gentian Çala – 146 vota

27. Baki Dervishi – 144 vota

28. Ardit Çela – 144 vota

29. Elda Ballabani – 142 vota

30. Elona Guri – 141 vota

31. Luan Qato – 141 vota

32. Arla Merja – 140 vota

33. Besnik Jakaj – 133 vota

34. Luigj Turmalaj – 132 vota

35. Faik Basha – 129 vota