Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në fjalën në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, u shpreh se vendi ynë ka sot pagat dhe pensionet më të ulëta në rajon dhe Europë.
“Nuk kemi kohë të pushojmë, nuk kemi kohë të ndryshkemi. Ne do të fitojmë dhe këtë do ta bëjmë me punë.
Sot vendi ynë ka pagat e pensionet më të ulëta në rajon.
Rilindja ka shtuar barrën e borxhit. Borxhi publik i rrit në 13.2 mld euro. Çdo banor edhe i porsalindur, ka një borxh pre 4611 euro. Molla e Korçës është më lirë në Prishtinë se në Tiranë.
Prioritet për Partinë e Lirisë është investimi në arsim dhe kapitalin njerëzor. Do të ndërtojmë një sistem fiskal të drejtë. Të çrrënjosim nepotizmin në Tatime e Dogana”, tha Meta.