Ballina Bota Moti i keq ‘bën kërdinë’ në këtë vend, raportohet për 8 të...

Moti i keq ‘bën kërdinë’ në këtë vend, raportohet për 8 të vdekur dhe 21 të zhdukur

41
0

Tetë persona humbën jetën dhe 21 të tjerë rezultojnë të zhdukur për shkak të shirave të dendur që goditën këtë javë shtetin jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul, njoftoi shërbimi i mbrojtjes civile të mërkurën.

Autoritetet raportuan mbi 1400 persona të zhvendosur pas stuhive që çuan në ngritjen e nivelit të lumenjve dhe përmbytje në pjesë të ndryshme të shtetit, duke prekur 104 komuna.

Në një raport mbi kushtet hidrologjike të martën, qeveria parashikoi një rrezik përmbytjeje në të gjithë shtetin duke pasur parasysh perspektivën e vazhdimit të reshjeve të dendura në ditët në vijim.

Buletini tha se përmbytjet do të jenë të rënda në shumë lumenj, me mundësinë e përmbytjeve të shpejta dhe lëvizjeve masive të tokës në rajonet me shpate të pjerrëta.

Guvernatori i shtetit Eduardo Leite shprehu ngushëllimet për vdekjet e shkaktuara nga stuhitë në platformën e mediave sociale X, duke shtuar se qeveria po punon për të gjetur të zhdukurit dhe për të garantuar sigurinë në zonat në rrezik.