Pas lajmeve se Kate Middleton është diagnostikuar me kancer dhe po i nënshtrohet trajtimit, Princ William foli shkurtimisht me publikun për mirëqenien e saj.
Pasi Princesha e Uellsit ndau lajmin se ishte diagnostikuar me kancer, William i bëri të ditur publikut se gjithçka po shkon mirë.
Gjatë paraqitjes së Princit të Uellsit në hapjen e madhe të ‘James’ Place’ në Newcastle, më 30 prill, një pjesëmarrës e pyeti për mirëqenien e Kate dhe tre fëmijëve të tyre: Princi George, 10, Princesha Charlotte , 8 dhe Princi Louis , 6 vjeç.
‘Të gjithë janë mirë, faleminderit, – u përgjigj William. – Të gjithë jemi mirë’.
Kur Kate foli për diagnozën e saj në mars, theksoi mbështetjen që ka marrë nga William pas procedurës së saj të janarit dhe zbulimit të mëvonshëm të kancerit.
‘Kanë qenë dy muaj tepër të vështirë për të gjithë familjen tone, – tha ajo në video-mesazhin e saj. – William është një burim i madh ngushëllimi dhe sigurie.’