Pas vendimit të Xabi Hernandez për të qëndruar te Barcelona duket se situata te kampi katalanas po përmirësohet.
Tashmë te “blaugranat” po nisin punën për rinovime dhe i pari që është pranë zgjatjes së bashkëpunimit është Sergi Roberto, i cili është në negociata me klubin pas dëshirës së trajnerit për ta pasur spanjollin në ekip.
Së fundmi mesfushori ka shfaqur hapur marrëdhënien e mirë që ka me Xavi-n, ndërsa ka deklaruar: “Jemi shumë të lumtur me qëndrimin e Xavi-t.
Me të dhe këtë ekip ne do të jemi në gjendje të konkurrojmë për çdo titull të mundshëm”.