Gazetarët kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë ditën e nesërme një protestë paqësore përpara Kuvendit.
Në njoftimin e shpërndarë, në rrjetin social Facebook nga gazetari Isa Myzyraj, thuhet se profesionistët e lirë të medias po përballen vazhdimisht me vështirësi, që ndikojnë në ushtrimin në mënyrë të pavarur të profesionit të tyre.
Gjithashtu, bëhet e ditur se sulmet e shtuara dhe të orkestruara nga qeveria apo partitë politike, ndaj gazetarëve apo mediave, të cilat po bëhen gjithnjë e më shumë prezente, po cenojnë seriozisht lirinë e medias në Shqipëri.
Gazetarët kërkojnë që organet kompetente të reagojnë dhe të marrin masat e nevojshme për të rritur sigurinë e profesionistëve të lirë të medias.
“Gazetarët në Shqipëri punojnë në kushte të vështira, ku si të mos mjaftojnë kushtet e punës, institucionet vendase, qeveria dhe partitë politike ua kanë bërë më të vështirë punën.