Ballina Aktualitet UK Rajoni Durrës, investim në rrjetin e ri të ujërave të ndotura...

UK Rajoni Durrës, investim në rrjetin e ri të ujërave të ndotura në Currila

93
0

Prej disa ditësh punonjësit e Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës, po punojnë për vendosjen e rrjetit të ri të ujërave të ndotura në Currila. Bëhet fjalë për rrjetin sekondar që po shtrohet tek zona ku ka qenë kabinat e plazhit. Me fonde të ujësjellësit po vendoset tubacion i ri 200 mm i brinjëzuar në një gjatësi prej 130 metër linetar. Ky tubacion sistemon në mënyrë përfundimtare ujërat e ndotura të zonës duke i dërguar në tubaconin kryesor që përfundon tek impianti i trajtimit në Shënavlash. Me mjetet e ndërmarrjes dhe punëtorët e saj është mundësuar hapja e kanalit dhe brenda kësaj jave pritet që të përfundojnë punimet. Investimi në fjalë është një garanci për ujëra të pastra të plazhit të Currilave, duke qenë se rrjeti i vjetër ishte tejet i amortizuar.