Ballina Sport Xabi Alonso: Europa League është shansi jonë, bravo De Rossit për punën...

Xabi Alonso: Europa League është shansi jonë, bravo De Rossit për punën te Roma

201
0

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, ka folur për Sky Sport për ndeshjen e nesërme kundër Romës, e cila shkon për llogari të gjysmëfinales së parë të Europa League.

Sa është rritur Xabi Alonso si person dhe si trajner?

“Shpresoj të kem ndryshuar me klubin. Nesër do të përballemi me një situatë ndryshe nga zakonisht, një situatë që mund të na dëmtojë, si për ne ashtu edhe për Romën”.

Golat në fund? Lojtarët besojnë deri në fund, nuk është rastësi. Por tani sfida e madhe është Europa League, është një mundësi fantastike,  skuadra është plotësisht e fokusuar për të luajtur një ndeshje të madhe.”

De Rossi? Unë identifikohem shumë me të. Jemi nga i njëjti brez, një lojtar me një karrierë të shkëlqyer si me Romën ashtu edhe me Italinë. Jam shumë i kënaqur që shoh ish-lojtarët që kanë ndjekur këtë rrugë si trajner, Roma po luan shumë mirë, do të jetë një ndeshje e shkëlqyer” – tha ai.