Ballina Aktualitet Aerodromi i Gjirokastrës kthehet në qendër të turizmit sportiv

Aerodromi i Gjirokastrës kthehet në qendër të turizmit sportiv

38
0

Aerodromi i Gjirokastrës është kthyer tashmë në qendër të turizmit sportiv. Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar teksa ulen avionët sportiv, ndërsa turistët hidhen me parashuta.

‘Aerodromi i Gjirokastrës i kthyer tashmë në qendër të turizmit sportiv.’- shkruan Rama.

I certifikuar pak kohë me parë për uljen e avionëve sportive apo turistike, aerodromi i Gjirokastrës, ka rikthyer në Gjirokastër të apasionuarit të cilët kryejnë hedhje me parashuta.

Në aerodromin e Gjirokastrës ku sot ulen vetëm avionë të vegjël sportive apo helikopter pritet të nisë punë për ndërtimin e aeroportit të ri.

Qeveria bëri të ditur pak muaj më parë se do të shpallë një garë brenda këtij viti për ndërtimin e një aeroportit, i cili do të jetë i dyti në Jug pas atij të Vlorës.