Nje ceremoni pompoze dhe absurde u organizua te merkuren, ne diten e punetoreve, ne nje uzine metalurgjike ne Elbasan.
Sebepi ishte se uzina kishte vendosur filtrat per te penguar shkarkimin e gazit karbonik ne ajer.
Ministrja e Mjedisit, ajo e industriae dhe ne fund vete kryeministri, folen per heroizimin e vendosjes se filtrit si te ishte zbulimi i shekullit. Vendosja e filtrave per gazrat dhe pluhurat eshte detyrim ligjor i cdo kompanie industriale. Nuk e kuptojme si eshte lejuar uzina te punoje pa filtra deri tani.
Uzina ne fjale ka kalur ne disa pronare dhe me heret, organizata mjedisore dhe media kane denoncuar shume here se kompania i fik filtrat naten per te kursyer energji, duke shkaktuar ndotje te madhe te ajrit.
Pertej shfaqeve televizive te kesaj natyre, eshte detyre e Ministrise se Mjedisit, permes strukturave vartese monitoruese, te mbikqyre zbatomin e kritereve mjedisore nga kompanite industriale.