Një grua 70-vjeçare me origjinë shqiptare është përplasur nga një makinë teksa po kalonte rrugën.
Ngjarja ka ndodhur në provincën e Kremones, Itali më 30 prill. Gjendja e saj u përkeqësua pavarësisht ndërhyrjes kirugjikale.
Ajo pësoi hemorragji celebrale dhe ndërroi jetë shkruan La Repubblica. Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Sipas raportimeve e moshuara ishte duke kaluar në një vendkalim për këmbësorët në momentin kur ndodhi përplasja.