Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj teksa po prezantonte rezultatet e megaoperacionit ‘Tempulli 3’, është pyetur nga gazetarët edhe për rastin e goditjes së drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive nga bashkëshorti i ministres Delinda Ibrahimaj. Vocaj shprehet se është një rast që po e heton Prokuroria.
‘Lidhur me këtë ngjarje, është e vitit të kaluar. Struktrurat e hetimit të komisariatit nr. 1 kanë kryer veprimet e nevojshme proceduriale. Material është referuar nga Prokuroria dhe ka nisur hetim për goditje për shkak të detyrës. Nuk është bërë e mundur kapja e autorit menjëherë. Lidhur me aludimin se ka patur mungesë transparence. Nuk hyn tek kategoritë e ngjarjeve sensitive. Ne i kemi referuar, gjitha materialet proceduriale në Prokurori. Është ajo që e ka hetuar këtë çështje’, thotë Vocaj.