Ballina Politika Ish kreu i PD: Meta ka ndërtuar një parti për interesin e...

Ish kreu i PD: Meta ka ndërtuar një parti për interesin e tij dhe të familjes! Për të arrestuar kreun e PL-së dhe Kryemadhin nuk ka shumë vështirësi

39
0

Ish-kryetari i degës së PD në Kukës, Ibsen Elezi, në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News foli për akuzat e Ilir Metës ndaj SPAK.

“Qëndrimet radikale të Metës nuk është se i shkaktojnë dëme. Meta tenton që tek 30 % me gjuhë radikale të marrë mbështetje. Por zoti Berisha është në kontradiksion logjik.”, tha ai.

Ai shtoi se Partia e Lirisë është thjesht një parti e interesave personale të Ilir Metës.

“Për të arrestuar Metën dhe kryemadhin nuk ka vështirësi të mëdha. Pra shumë kujt mund t’u gjesh pasuri dhe të hapësh proces penal.

Meta që në fillim ka ndërtuar një parti për interesin e vet dhe të familjes së vet. Sot me këtë humbje ekuilibri po synon vetëm të mbrojë veten.

Tani askush nuk i beson deklaratat e tyre. Askush nuk mund të besojë në atë që thotë zoti Meta”, tha ai.