Ballina Kronika Ngjarje e rëndë në Tiranë/ I kërkoi para për drogë, nëna tenton...

Ngjarje e rëndë në Tiranë/ I kërkoi para për drogë, nëna tenton t’i japë fund jetës pas konfliktit më të birin

75
0

Henri Breçani, 19 vjeç është arrestuar nga policia e Komisariatit nr.6. 19-vjecari është konfliktuar me nënën e tij, e cila më pas ka konsumuar disa medikamente duke tentuar t’i japë fund jetës.

Gruaja me profesion farmaciste, ndodhet ne gjendje kritike për jetën ne repartin e toksikologjisë.

Gjatë shoqërimit, Henri Brecani ka kundërshtuar me forcë dhe ka goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë. Sipas hetimeve Brecani, dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike. Ai i ka kërkuar para, nenës së tij dhe ky dyshohet të jetë shkaku i konfliktit mes tyre.

Policia është njoftuar nga QSUT, pasi nëna e 19-vjeçarit është dërguar në spital nga të afërm të saj.