Ballina Aktualitet Plehrat mbushin lumin Kir, banorët ankohen për ndotjen e lartë mjedisore, askush...

Plehrat mbushin lumin Kir, banorët ankohen për ndotjen e lartë mjedisore, askush nuk i dëgjon

29
0

Tonelata me mbeturina dhe inerte që hidhen prej vitesh në brigjet e lumit Kir, kanë krijuar një katastrofë mjedisore në këtë zonë. Vetëm pak kilometra larg qendrës së qytetit të Shkodrës, ajo sot i ngjan një landfildi.

Në një kohë kur qeveria e ka shpallur prioritet pastrimin e territorit, kjo zonë në Shkodër i ngjan një hapësire të braktisur, ku autoritetet kanë qenë të pafuqishme të ndalin këtë masakër.

Sikur të mos mjaftonte hedhja e mbetjeve, ato digjen duke krijuar re tymi që e bëjnë lagjen të pajetueshme.

Zëri i tyre ka rënë në vesh të shurdhët.

Përveç dëmeve mjedisore, hedhja e mbetjeve urbane dhe atyre inerte ka dëmtuar edhe shtratin e lumit Kir, duke devijuar rrjedhën e tij.

Kjo gjatë stinës së dimrit kthehet ne rrezik serioz për përmbytjen e lagjeve periferike dhe fshatrave të njësive administrative ku kalon rrjedha e këtij lumi.