Ballina Sport Ronaldo nuk heq dorë nga golat spektakolarë, shkëlqen me dy gola në...

Ronaldo nuk heq dorë nga golat spektakolarë, shkëlqen me dy gola në gjysmëfinalen e Kupës

52
0

Cristiano Ronaldo është i papërmbajtshëm teksa shënoi një gol mahnitës për të kaluar Al Nassr në epërsi ndaj Al Khaleej.

Të mërkurën në mbrëmje, Al Nassr i portugezit u përball me Al Khaleej në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit në stadiumin “Al Awal”.

Në minutën e 16-të, Ronaldo pranoi një top brenda zonës së penalltisë pas një gabimi të portierit të Al Khaleej, Ibrahim Sehiç, me shpinë nga porta, pesë herë fituesit i Topit të Artë lëshoi një goditje të shkëlqyer me këmbën e majtë, që përfundoi në cepin e portës.

Ylli portugez nuk u mjaftua me kaq teksa në minutën e 57-të, shënoi edhe golin e dytë personal, në triumfin 3:1 që skuadra e tij arriti në këtë përballje gjysmëfinale.