Ballina Kronika Shkon me thikë në banesën e ish-bashkëshortes dhe tenton të hyjë brenda...

Shkon me thikë në banesën e ish-bashkëshortes dhe tenton të hyjë brenda me forcë, e pëson keq 38-vjeçari

35
0

Një 38-vjeçar në Korçë është proceduar në gjendje të lirë, pasi ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij dhe ka tentuar të hyjë brenda.

Sipas burimeve të Policisë, ai gjatë momentit që gruaja ka njoftuar Policinë, ka ikur me vrap dhe i ka rënë nga dora një thikë.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

-U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 6, Korçë, ka tentuar të hyjë në banesën e ish-bashkëshortes së tij 34-vjeçare. Në momentin që kjo shtetase ka njoftuar shërbimet e Policisë, shtetasi E. P. është larguar me vrap dhe i ka rënë nga dora, një mjet prerës (thikë). Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika, ndërsa 34-vjeçarja u pajis me urdhër mbrojteje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.